Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në pushtet, do të jetë heqja e pagesës nga Rruga e Kombit.

Isha në Krujë. Kruja sa është nga Tirana, 20 km. Një nuse e re më thotë në treg, doktor, problemi më i madh është problemi i fëmijëve. Nuk ka kopsht, nuk ka çerdhe. I gjithë qyteti kishte vetëm dy kopshte.

Zbrita në Fushë Krujë, një biznesmen, të cilit i shpreh nderimin më të madh, Muhamet Hoçkaj, 300 punëtorë, një kopsht falas për punëtorët.

Pra, ky është një injorim i përgjithshëm. Kukësi i injoruar. Investimet në Kukës mezi përfunduan 10 kilometra rrugë për në Shishtavec.

Ndërtuan urën, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar. Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull, të dalësh nga mbrapa.

Turpi të mbuloftë Edi Rama me këtë akt. Nuk mund t’ia mbyllësh kurrë hyrjen një qyteti dhe të hyjnë të tjerët nga mbrapa. Dhe pse? Projektet e tua.

30 milionë euro ura. 13 milionë euro ka kushtuar ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet. Pra, dy herë më e kushtueshme se kjo se ka mekanizmin që hapet në dy anë.

Ky ndan paratë! Dhe pastaj vendosi traun. U jap fjalën e nderit se hyrja juaj do jetë madhështore. Se trau do hiqet javën e parë. Se nuk do paguani asnjë qindarkë. Jo, asnjë qindarkë.

Dhe se Kukësi, do përsëris prapë premtimin tim, do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri. U garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm. U them unë ju, nuk ka zonë me potencial turistik më të madh se sa malet e Sharrit, Korabi dhe gjithë këto bjeshkë.

Pra do bëjmë gjithçka për turizmin malor, ku jo ato që thotë Edi Rama, por çdo emigrant që do të investojë në turizmin malor, do jetë 8 vite pa asnjë taksë” – perfundoi Berisha.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu