Ditëlindja që u kthye në TRAGJEDI! Djali i pronarit të “Pelikan Security” po shkonte të frynte qirinjtë, autorët i bënë pritë dhe qëlluan me breshëri

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 të mbrëmjes të së enjtes ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç dhe shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj.

Automjeti tip “G-Class” me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin po drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili rezulton se është punonjës i kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin ku dhe ndodhi ngjarja ishte shoqëruesi i tyre. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur katër personat që ndodheshin në këtë mjet, ndërkohë që 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Newsbomb.al njoftoi më herët se Dior Demiraj ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin kur dhe ndodhi atentati ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes.

I mituri, së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tyre 17-vjeçar kishin shkuar me automjetin në pronësi të Vesel Demirajt në pistën e garave në Pjezë.

Pasi kishin festuar aty ata, të shoqëruar nga 34-vjeçari, ishin nisur për t’u kthyer për në Tiranë, në Lundër për të vazhduar festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit me familjarët.

Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, gjatë kthimit ata ishin futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës, rreth orës 21:30 teksa po vijon rrugën për në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i zuri pritë dhe filloi të qëllojë në drejtim të tyre.

Breshëria e plumbave ka vijuar deri te Agropark, Tregu Agro Ushqimor, ku dhe ka qenë pika kulminate e të shtënave me armë. Drejtuesi i “G-Classit”, 34-vjeçari Stafa ka tentuar t’i shmanget plumbave me aq sa ka mundur dhe të shpëtojë tre të rinjtë, por si pasojë e plagëve të marra ai humbi ndjenjat në zonën e Lundrës.

Aty më pas kanë qenë njerëzit e rastësishëm të cilët kanë kaluar në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, ndërkohë që thuhet se katër të plagosurit kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët me mjetet e tyre private i kanë transportuar për në Spitalin e Traumës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

Laerti befasohet edhe nga një tjetër i ftuar special: Kryetari i Bashkisë së Kolonjës shpall atë qytetar nderi

Pas festës dhe surprizës së madhe që mori nga familja dhe miqtë, Laerti u befasua edhe nga një i ftuar tjetër në natën finale...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu