A ju kujtohet kur Taravari ngriti në këmbë disa antarë të Aleancës në komunën e Bogovinës në zgjedhjet lokale me justifikimin ta dëgjojm degën dhe ia humbi Albonit komunën me këtë përçarje vetëm se Alboni nuk i thoshte atij amin!
A ju kujtohet kur Taravari mblidhte nënshkrime deputetësh për ta rëzuar “qeverinë e Amerikës” dhe në fund i humbi një deputet i L.Besa dhe nënshkrimet i ranë në uj!
Nënshkrime ke mbledhur edhe për mua personalisht e nuk ma lëvize dot qerpikun e le më “qeverisë së Amerikës”
A ju kujtohet kur Taravari thoshte kuvendi qëndrorë i vërtet është sot me ne e jo me Ziadinin, e humbi vulën e partisë dhe doli se ka gënjyer!
A ju kujtohet kur Taravari ofendonte Ali Ahmetin që zdua ato fjal as ti them duke e cituar neurologun në fjalë!
A ju kujtohet kur para se të krijohet Vleni thoshte Aliu më lutën dy her më ka ardh në komunë e blla blla blla, dhe shkuat i bëtë faktor disa parti me nga 1, 2 e 3 deputet ( si humbës) hyrët të turpëruar po dilni!
A ju kujtohet kur thoshte Bdi të reformohet, ne Vleni kemi planin VLEN 2030, doli se për 9 muaj ju dështoj plani!
Por ama vetëm për Mickovskin nuk kemi dëgjuar ndonjë deklaratë negative, ndonjë mbledhje nënshkrimesh apo kritikë ndaj tij e partisë së tijë!
Me rastin e Koçanit pate një mundësi të artë pasi ti kishe kryer obligimet ndaj qytetarëve të lënduar dë dalësh e të japësh dorëheqje prej postit e komplet prej politikës, do ishe shpallur hero dhe të gjitha negativitetet e së kaluarës ndoshta do të ishin falur, por Zoti nuk ta dha atë mundësi.
Ju jeni mësuar me privilegje politikani e kryetari, sesa të shërbeni si neurolog në spital ndaj pacientëve të juaj!
Haj dil “shaje” edhe njëher Ali Ahmetin se mos mer ndonjë votë opozitare, e sinqerisht më vjen shum keq për ata që të ndjekin nga pas në organizatën tënde pa vulë e me 100 dallavere dhe po më vjen edhe më keq se njerëzit të marin si serioz këtu qëndron krejt problemi!
Bdinë se deshe Vlenit sja dite rendin, tash ku do me e bë vendin?
Shkruan:Altrim Mahmuti