Reagon Abdixhiku: E mirëpres përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj “pyetjes logjike” të Vetëvendosjes.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nesër deputetët e LDK-së do të kërkojnë sërish dorëhqjen e “atyre që duan t’i mbajnë dy poste” në të njëjtën koyhë.

“E mirëpres përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!

Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!

Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!

LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit.

Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!” – ka shkruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu