Dërguti: Seanca e djeshme tregoi se Albin Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë së re!

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje, pas dështimit të seancës së sotme konstituive, shkruan Reporteri.net.

Seanca e sotme është ndërprerë, meqë deputetët s’arritën ta kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Gërvalla tha se do të kërkojnë interpretimin e Presidentes Vjosa Osmani për hapat se si të vazhdohet tutje.

“Mund të na cojë në zgjedhje të reja. Mund të cojë në zëvendësimin e deputetëve që kanë votuar kundër. Ne do të kërkojmë interpretimin e Presidentes dhe nëse Presidentja e ndjen veten kompetente, mund të na e jap një përgjigje. Nëse nuk e ndjen veten kompetente në këtë çështje mund të ndihmojë e hulumtojë më tej se kush mund t’i ketë kompetencat për të sqaruar”, ka deklaruar Gërvalla.

E pyetur nëse veç i kanë drejtuar deri tani shkresën Osmanit, ajo ka thënë se edhe nëse nuk është dërguar, do t’i dërgohet.

“Nuk kam pyetur a është dërguar, por nëse është dërguar do dërgohet, nuk ka pikëpyetje aty. Nuk është e caktuar me minuta e orë se kur dërgohet”, ka thënë Gërvalla për Tëvë1.

Deri në interpretimin e Osmanit, ajo ka thënë se do presin.

“T’ia cojmë njëherë letrën, e të presim reagimin e Presidentes…”, ka deklaruar Gërvalla.

Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar sot, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

Gërvalla tha se përsëritja e këtij votimi nuk parashihet në asnjërën prej dokumenteve ligjore të Kuvendit.

“E dështuan punën e këtij Kuvendi, pa startuar ende. E dështuan, sepse Kuvendi nuk mundi të vazhdoj punën., Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjërën prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit. Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi.”, ka deklaruar Gërvalla.

Në këto rrethana dhe pas konsultimit të partive, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet dhe deklaroi se do t’i drejtohen Presidentes Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Deri tani, në adresë të Osmanit nuk ka shkuar asnjë letër.

Në këtë seancë duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu