Krasniqi me vija të kuqe për Listën Serbe: Jemi të gatshëm ta formojmë Qeverinë me opozitën dhe komunitetet e tjera joshumicë, pa Listën Serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në rast se dështon Albin Kurti që ta formojë Qeverinë, janë të gatshëm që me opozitën dhe me komunitetet joshumicë të fillojnë bisedimet dhe të formojnë institucionet e vendit, që siç tha, me Bedri Hamzën kryeministër, transmeton in7. I pyetur se a to të kishte bashkëpunim me Listën Serbe, Krasniqi tha se me Listën Serbe jo, por me komunitetet e tjera joshumicë.

“Unë ju kam thënë gjithmonë, ne në asnjë mënyrë nuk do të luajmë rol bllokues. Ne kërkojmë sot me vazhdu seanca nëse zotëri Kurti jep dorëheqje edhe me shku tutje. Neve na duhet me konstituu Kuvendin, me zgjedhë kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj me hy në procesin kushtetues. Jam i bindur prej kësaj që po e shoh sot me 52 vota që Kurti nuk mund ta bëjë Qeverinë. Ne jemi të gatshëm në rastin e dështimit të tij, që menjëherë me marr përgjegjësinë me partitë që kanë qenë në të kaluarën në opozitë dhe me komunitetet pakicë të Kosovës që ta bëjmë Qeverinë e re”, tha Memli Krasniqi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu