Në një deklaratë për TV21, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të Arben Taravarit, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e qëndrimeve të tij në raport me koalicionin VLEN dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në.
“Nuk mundesh njëkohësisht të thuash që populli nuk është i kënaqur me qeverinë, e në anën tjetër të qëndrosh në atë qeveri,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se sjelljet e Taravarit nuk i njeh as teoria politike, as praktika politike.
Sipas tij, është absurde që një politikan të mundohet të bashkëpunojë njëkohësisht me BDI-në, me VLEN-in, e madje edhe me VMRO-në dhe LSDM-në – në varësi të raundit zgjedhor.
Këto zhvillime vijnë në një moment kritik, ku fati i Aleancës për Shqiptarët dhe orientimi i saj politik pritet të sqarohen nesër, ndërsa përpjekjet për përçarjen e VLEN-it janë më të dukshme se kurrë.