Videot skandaloze të festave të Diddy-t mund t’i tregohen jurisë në gjyqin e ardhshëm

Gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe pritet të përfshijë edhe videot famëkeqe të festave të tij të dyshuara.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore, këto video mund t’i tregohen jurisë si pjesë e provave.

Reperi 55-vjeçar ndodhet aktualisht në paraburgim në Brooklyn pas bastisjeve të vitit të kaluar në shtëpitë e tij në Los Angeles dhe Miami, ku u gjetën pajisje me imazhe dhe video të ashtuquajtura “të frikshme”, që përfshijnë viktima të shumta.

Ekipi i tij ligjor ka dorëzuar një pyetësor me 70 pyetje për përzgjedhjen e jurisë, ku kërkohet ndër të tjera nëse kandidatët janë të gatshëm të shikojnë pamje eksplicite.

Ndërkohë, prokurorët kundërshtojnë këtë pyetësor, duke e cilësuar të gjatë dhe të ndërlikuar.

Avokatët e Diddy-t kërkojnë gjithashtu të përjashtohen dëshmitarët që nuk lidhen drejtpërdrejt me padinë aktuale, duke e quajtur përdorimin e dëshmive të mëparshme si “abuzim të rregullit të provave”.

Gjyqi pritet të zgjasë tre javë, por mbrojtja paralajmëron se përfshirja e dëshmive shtesë mund ta zgjasë shumë më tepër. Argumentet hapëse janë planifikuar të nisin më 12 maj. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu