Dhurata Veseli: Sot, përkujtojmë me mall, krenari, me zemër të rënduar, por me ballin lartë dajën tonë, Mujdin Aliu

SHKRUAN: DHURATA VESELI

Sot, përkujtojmë me mall, krenari, me zemër të rënduar por me ballin lart, dajën tonë, Mujdin Aliun,birin e këtij vendi, që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen tonë.

Në këtë ditë përvjetori, zemrat na rëndohen nga mungesa e tij, por njëkohësisht ndriçohen nga kujtimi i trimërisë dhe dashurisë së tij për atdheun.

Mujdini nuk ishte thjesht një familjar i dashur,

ai ishte një luftëtar i paepur, një njeri me shpirt të madh, i cili nuk u përkul para padrejtësisë.

Me gjakun e tij ai shkroi emrin në historinë tonë, si një simbol i përjetshëm i lirisë dhe nderit.

Nuk është e lehtë të flasësh për dikë si Mujdini, si daja im, në kohën e mungesës së tij fizike, sepse prania e tij ndihej thellë, në çdo fjalë të mençur, në çdo buzëqeshje që na ngrohte shpirtin. Ai ishte shumë më tepër se një familjar i dashur, ishte një shembull për të gjithë, një udhërrëfyes, një njeri që kurrë nuk u përkul përballë padrejtësisë.

Sot e ndiej mungesën e tij në mënyrë të veçantë. Do të doja ta kisha pranë, të ndaja me të një bisedë, një moment, një kujtim të vogël, një përqafim. Por edhe pse nuk është më mes nesh, ai jeton në çdo hap që bëjmë drejt një të ardhmeje më të mirë, sepse, ai vetë u bë themel i asaj të ardhmeje.

Herojtë si Mujdini nuk vdesin kurrë,ata bëhen dritë në udhëtimin tonë, ai është dritë në çdo hap timin.

Liria që sot e gëzojmë mban emrin e Mujdinit dhe të shumë bijve të këtij kombi që flijuan gjithçka për të.

Dhe ndërsa koha kalon, kujtimi për të forcohet edhe më shumë, si një flamur krenarie në zemrat tona.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Mujdin Aliu!�Malli për ty nuk shuhet kurrë, dajë.�Gjithmonë do të jesh pjesë e shpirtit tim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu