Kasami përsëri me mesazh për Taravarin: “Ai që ndahet nga kopeja e han ujku”

Kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është edhe pjesë e koalicionit VLEN, beson se, ka ende gjasa reale që koalicioni të vazhdojnë së bashku, pasi sipas tij, vlera e çdo partie është më e madhe brenda koalicionit sesa jashtë tij.
Në lidhje me ultimatumin e dhënë nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit, apo do t’i vazhdojë negociatat me BDI-në, Kasami në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk e sheh atë si ultimatum, por bëhet fjalë për parime të koalicionit dhe kush do që nuk i respekton ato duhet të dalë. Në rast se Taravari eventualisht vendosë që të del nga koalicionit, Kasami vlerëson se humbësi më i madh do të jetë ai.
Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa

“Unë vlerësoj se VLEN-i pa Taravari peshon, të mos them më shumë, por po aq sa vlente dhe peshonte me të. Megjithatë, faktorët e tjerë janë këtu. Nga ana tjetër, me çdo anëtar në një familje, në një koalicion, madje dhe një parti, ka vlerë, sepse dikush do të jetë brenda. Por kush do që del, krijon automatikisht mundësi që dikush të hyjë. Unë vlerësoj se, humbësi më i madh do të jetë ai del në rastin me koalicionin VLEN. Thënia popullore thotë – “ai që ndahet nga kopeja e han ujku”. Në këtë rast, mendoj se VLEN-i do të vazhdojë edhe më fuqishëm?”.

Ai i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Taravarit se qytetarët nuk janë të kënaqur me koalicionit, ndërsa theksoi se mosmarrëveshjet në koalicion nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu