Tronditet Zvicra, shqiptari vret gruan dhe i vë flakën shtëpisë, vdes dhe vet! Katër fëmijët e çiftit mbeten jetim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vet i vdekur.
I dyshuari, sipas mediave në Kosovë është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Edhe gruaja e tij, por që identiteti nuk i bëhet i ditur, është po nga një fshat i kësaj komune të Kosovës.

Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet ende janë duke punuar për konfirmimin e identitetit të viktimave, ndërsa mediat në Kosovë kanë publikuar dhe foton e autorit.

Kanë qenë banorët e fshatit të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë shtetasin Ramiz Berisha duke dalë nga shtëpia. Më pas ai është rikthyer sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe është djegur dhe vet brenda.

Shtepia qe ka marre flake pas ngjarjes
Policia kantonale e Friburgut saktësoi të enjten vonë pasdite se trupi i viktimës së parë ishte gjetur në rrënoja, së bashku me një armë zjarri. Një trup i dytë u zbulua më vonë.

Autoritetet dyshojnë se burrë e gruan kanë mbetur të dy viktimë, por për shkak të dëmtimeve të mëdha identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Pronarët që kishin dhënë një pjesë të shtëpisë me qera janë shpëtuar dhe sipas mediave lokale, ata nuk kanë lëndime.

Një pjesë e vilës në fshatin e qetë Epagny ishte marrë me qira nga çifti me origjinë nga Kosova. Fatmirësisht, edhe katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu