ASH-Sela: Programet Arsimore Evropiane Erasmus+ në duart e një antishqiptari dhe antievropiani

“Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Petar Bogoevski, i njohur për thirjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Europian është emëruar drejtor në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës.

Nga ASH-Sela thonë se ky vendim i Qeverisë po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd.

“Emrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund. Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara” dhe të ngjashme.Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi”, thonë nga ASH-Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu