Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj do të marrë vendimin të hënën lidhur me qëndrimin që do të mbajë ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të paraparë për datën 15 prill, shkruan Gazeta Infokus.
E ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë – posti i kryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar.
“PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e Vetëvendosjes, por nuk e ka bllokuar asnjëherë seancën,” theksoi ajo.
-Advertisement-
Çitaku shtoi se përtej numrave dhe pozicioneve formale, PDK-ja kërkon që fokusi politik të rikthehet tek çështjet e rëndësishme për vendin.
“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave dhe votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati të kthehet te çështjet thelbësore,” u shpreh ajo.