Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur për zgjedhjet e 11 Majit dhe votën e Diasporës.
Celibashi, i ftuar në MCN TV, i pyetur nëse një zarf me votën brenda humb rrugës kujt i mbetet përgjegjësia, kreu i KQZ-së tha se i mbetet operatorit të kontraktuar.
Ai shprehu bindjen se nuk do të ketë një rast të tillë në zgjedhjet e 11 Majit.
“Përgjegjësia është e operatorit që është kontraktuar nga ana jonë. Nuk besoj se do të jetë ky rasti. Edhe nëse do ketë një fletë votimi që do të mungojë, nuk është se do të ketë ndikim te rezultati”, tha Celibashi.