zet Mexhiti, një nga liderët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, në një deklaratë për TV Alsat ka pranuar se mban kontakte me figura të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por ka theksuar se këto janë vetëm komunikime dhe jo negociata politike.
“Unë komunikoj me shumë figura të BDI-së. Takohemi në Kuvend, në vende të tjera ku rastisemi, por dua të jem i qartë – unë komunikoj, nuk negocioj me BDI-në,” deklaroi Mexhiti.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në opinion janë shtuar spekulimet për mundësi bashkëpunimi mes figurave të VLEN-it dhe BDI-së, gjë që Mexhiti duket se e mohon prerë.