Izet Mexhiti, një nga figurat kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, në një deklaratë për TV Alsat ka kritikuar ashpër qasjen e Arben Taravarit, duke e cilësuar si një sjellje pa vendim të qartë dhe qëllim të definuar për të ardhmen politike.
“Sjellja e z. Taravari, që ende nuk ka një qëndrim konkret se si do të funksionojë në të ardhmen, shihet qartë se është blerje kohe. Për këtë arsye, ne e përshpejtuam procesin e shkrirjes së VLEN-it në një subjekt të vetëm politik,” deklaroi Mexhiti.
Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensionuar për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku po vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin e faktorit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve.