BDI: Bogoevski që fyen dhe nënçmon shqiptarët emërohet drejtor i Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate theksoi se e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata.

Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend”, thekson BDI.(INA)

Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i kallëzimeve penale pikërisht nga partitë e vLEN-it në Qeveri – dhe sot, me mbështetjen e tyre, shpërblehet me një funksion udhëheqës.

Ky akt është një sinjal i qartë: fyerjet ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk sanksionohen, por edhe shpërblehen me pozita shtetërore.

Kjo është një mesazh i rrezikshëm se kushdo që dëshiron të ndërtojë karrierë politike, mjafton ta poshtërojë popullin shqiptar.

Për më tepër, besimi për të menaxhuar fondet evropiane i jepet një personi që jo vetëm ka bërë deklarata fyese ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij – çka përbën një fyerje për partnerët evropianë dhe për taksapaguesit e BE-së që financojnë këto programe.

BDI bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi të turpshëm dhe rikthimin e seriozitetit në proceset që kanë të bëjnë me integrimin evropian, arsimin dhe bashkëjetesën.

Qeveria nuk guxon të lejojë që shteti të shndërrohet në një skenë për provokime të lira, në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane kryesore/Lajmtv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu