BE transferon 1 miliard euro shtesë në Ukrainë nga asetet e ngrira ruse

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro shtesë në Ukrainë në kuadër të nismës së G7-ës për Përshpejtimin e të Ardhurave të Jashtëzakonshme (ERA), me fondet e ardhura nga fitimet e krijuara nga asetet sovrane të ngrira ruse, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

“Ky është kësti i tretë sipas nismës së G7, i siguruar nëpërmjet të ardhurave nga asetet e ngrira ruse. Fondet do të ndahen për nevojat tona kryesore buxhetore,” tha Shmyhal.

Lexo edhe:
Tragjedia në Republikën Domenikane, shkon në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në klubin e natës
Sipas kryeministrit ukrainas, shteti i tij tani ka marrë gjithsej 5 miliardë euro përmes mekanizmit ERA nga partnerët evropianë.

Shmyhal tha se njoftimi për këstin është bërë gjatë takimit të tij me komisionerin e BE-së për Ekonomi dhe Produktivitet Valdis Dombrovskis në Bruksel.

“Unë theksova në takim se përparësia jonë është konfiskimi i plotë i aseteve sovrane të ngrira ruse, të cilat duhet të përdoren si një burim për rindërtimin e Ukrainës. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë kësaj çështjeje,” vuri në dukje Shmyhal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu