Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar përpjekjet e shumta të vendeve të huaja, përfshirë Kinën, për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas vendosjes së tarifave të reja. Kjo situatë vjen në një moment të tensioneve, pasi Shtëpia e Bardhë ka njoftuar vendosjen e një tarife totale prej 104% ndaj importeve nga Kina dhe 20% ndaj Bashkimit Evropian, duke përshkallëzuar luftën tregtare që ka përfshirë ekonomitë më të mëdha të botës. Рetorika e Trump duket se po sinjalizon kënaqësi nga presioni që tarifat po ushtrojnë mbi partnerët tregtarë të SHBA-së.
Disa prej jush punojnë për kompani, kompanitë tuaja janë kikirikë, nuk më intereson sesa të mëdha janë. Krahasuar…ky është transaksioni më i madh në historinë e shtetit tonë. Dhe mos i lini disa prej këtyre politikanëve të sillen vërdallë duke thënë, e dini…sepse po ju them, këta shtete po na lajmërohen, duke më puthur by**ën. Po vdesin për të bërë marrëveshje, ju lutem, ju lutem zotëri na bëni një marrëveshje, do të bëjë gjithçka, do të bëjë gjithçka zotëri. Dhe pastaj shoh ndonjë rebel nga republikanët. Ndonjë person që dëshiron të ketë qëndrim madhështor, duke thënë unë mendoj se Kongresi duhet të marrë përsipër negociatat. Të të them, ti nuk negocion si unë. Sapo i pash sot disa nga kongresmenët tuaj. Mendoj se duhet të përfshihemi në negociatat për tarifat, ooo, po, për këtë kam nevojë. Kam nevojë që dikush të më tregojë si të negociojë. Aiaiai.”, tha Trump.