Gjykata kushtetuese do të vendosë nëse Xhaferi e ka diskriminuar Apasievin

Shkup, 9 prill – Gjykata kushtetuese sot në mbledhje duhet të vendosë rreth kërkesës për liri dhe të drejta, parashtruar nga lideri i Së Majtës, Dimitar Apasiev, kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Më 3 tetor 2024, Gjykata kushtetuese mbajti mbledhje me prani të parashtruesit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili në kërkesë është cekur se me veprimet e tij ka shkaktuar shkelje ndaj parashtruesit Apasiev.

Parashtruesi i kërkesës thekson se kryetari i Kuvendit me veprimin e tij ka kryer shkelje të së drrejtës së veprimit politik të parashtruesit në mënyrë që nuk ishte pranuar Propozimi për nismë qytetare në nivel shtetëror për shpallje të referendumit plotësues.

Parashtruesi thekson se i janë shkelut të drejtat e garantuara me kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit ka refuzuar ta shoqërojë nismën drejt trupave kompetentë të Kuvendit për marrje të mendimeve për rregullshmërinë e nismës dhe e ka shpallur të parregullt.

Në kërkesë ceket se kryetari i Kuvendit e ka shkelur edhe të drejtën e ndalesës së diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, kështu që parashtruesi ishte sjellë në pozitë jo të barabartë dhe më të pavolitshme krahasuar me subjektet e tjera politike.

Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për inicim të nismës qytetare në nivel shtetëror për shpallje të referendumit të detyrueshëm shtesë i cili duhej të mundësonte grumbullim të mëtutjeshëm të papenguar të 150.000 nënshkrimeve të parapara me kushtetutë të qytetarëve me pyetjen e radhës: A jeni për vazhdim të negociatave me BE-në me pranim të konkludimeve të Kuvendit nr. 08-3238/1 të 16 korrikut të vitit 2022.

Në rend dite të mbledhjes së sotme, krahas kërkesës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, janë edhe tetë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë/ligjshmërisë dhe një propozim për sjellje të vendimit përfundimtar.

Gjykata kushtetuese do të diskutojë rreth nismës së Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit me të cilën është kontestuar Ligji për ndërmarrje të nëpunësve administrativ të punësuar përmes Programit K-5 në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në nismë ceket se nëpunësit administrativ të punësuar përmes Programit K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk janë definuar si kategori i veçantë e nëpunësve administrativ dhe si të tillë i kanë të drejtat dhe obligimet e njejta si të gjithë nëpunësit e tjerë administrativ.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu