Cufi Koka: Zoti Kryeministër, a do të guxoni të reagoni edhe për rastin ‘Alfa’, ashtu siç reaguat për Teodorën?

*Drejtësia me standarde të dyfishta!*

Shkruan: Jusuf Koka

Reagimi i kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj vendimit të gjykatës së Tetovës vdekjes së 22-vjeçares Teodora Ristevska e cila u shtyp për vdekje është për tu përshëndetur. Një reagim njerëzor, i nevojshëm, që pasqyron ndjeshmërinë ndaj një aksidenti me pasoja fatale. Megjithatë, nëse vërtet synojmë drejtësi të barabartë dhe sistem të paanshëm, atëherë nuk mjafton të reagojmë për raste të vetme që marrin vëmendje mediatike. Duhet të jemi të guximshëm dhe të sinqertë edhe për drejtësinë e munguar në rastet që politika dhe sistemi gjyqësor për vite i kanë shtypur me heshtje të qëllimshme.

Zoti kryeministër, e vërtetë që Teodora u vra për herë të dytë nga vendimi i turpshëm i një gjykatësi që ka prodhuar ky sistem. Por, po ky sistem i gjykatave, po ky sistem që ju i prinë, ka dënuar me burg të përjetshëm edhe qytetarë të pafajshëm, mes tyre edhe Agim Islamin në rastin e shumëpërfolur “Alfa”.

Po ju pyes publikisht: A do të kërkoni me të njëjtin insistim riqyshrtimin e këtij rasti dhe rishqyrtim të punës së po këtij gjykatësi për këtë aktgjykim? A do të angazhoheni me të njëjtën vendosmëri për zbardhjen e së vërtetës dhe lirimin e atyre që padrejtësisht kalben në burgje? Apo drejtësia ka fytyrë dhe emër, dhe ju reagoni vetëm kur viktima quhet Teodora, por jo kur quhet Agim?

Ky nuk është vetëm një apel për drejtësi dhe veprim. Ky është një test për drejtësinë që pretendoni se e doni shumë. Sepse shteti nuk matet me deklarata për shtyp, por me guximin për të përballuar të kaluarën dhe me vendosmërinë për të korrigjuar padrejtësitë.

Rasti “Alfa” nuk është një rast i harruar – është një plagë e hapur. Dhe nuk është i vetmi. Qindra qytetarë në këtë vend, veçanërisht nga komunitetet joshumicë, janë viktima të një drejtësie të selektuar që dënon më shumë mbi baza paragjykimi sesa mbi prova.

Nëse vërtet doni të ndërtoni një shtet të së drejtës, atëherë drejtësinë nuk mund ta ndani sipas rastit, emocioneve apo presionit publik. Duhet ta trajtoni si përgjegjësi të vazhdueshme. Dhe kjo fillon me një akt të thjeshtë, por të guximshëm: rihapni rastin “Alfa”. Hapeni rrugën drejt rivlerësimit të të gjitha rasteve ku ka dyshime të forta për montime gjyqësore. Vetëm kështu do të fitoni besimin e të gjithëve – edhe të atyre që sot ndihen të përjashtuar nga shteti që duhet t’i përfaqësojë të barabartë.

Drejtësia që nuk jepet për të gjithë, nuk është drejtësi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu