Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për vendimin e certifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar atë si një gabim të rëndë.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook ajo tha se opozita nuk mësuan kurrë nga gabimet, duke e marrë shembull dialogun.
“Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”.
Më tej, ajo tha se opozita kishin mundësinë të përmirësojnë gabimin e të besuarit Listën Serbë, por nuk e bënë këtë duke e certifikuar për zgjedhjet e nëtnë shkurtit.