Thyerje dhe tensione brenda ASH-së së Taravarit – Arben Fetai nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore

Partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Arben Taravari, po përballet me tensione të brendshme dhe përçarje mes anëtarëve të saj. Burime nga brenda partisë bëjnë të ditur se anëtari i Kryesisë Qendrore, Arben Fetai, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit, një mungesë që lidhet me mosmarrëveshjet e thella brenda strukturave drejtuese.

Sipas informacioneve, pakënaqësitë në ASH janë rritur pas vendimeve të fundit politike të shpallura nga Taravari, si dhe takimeve të tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Këto lëvizje kanë krijuar ndasi brenda partisë, duke sjellë debate të ashpra mes drejtuesve dhe anëtarëve.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Arben Fetai lidhur me mungesën e tij, por zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se ASH mund të përballet me sfida të mëdha në të ardhmen, përfshirë edhe mundësinë e ndarjeve të reja brenda partisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu