BDI: Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin.

Ai e dikton dinamikën e proceseve, duke përcaktuar publikisht të dyshuarit dhe fajtorët që në fazën fillestare, madje edhe para se prokuroria të nisë hetimet.

Ai, në skenë publike, demonstron një pushtet të paligjshëm politik për të kontrolluar procesin e shkarkimit dhe ndalimin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, duke mos kursyer as kërcënimet për linçim publik në rrugë.

Hetimi për tragjedinë në Koçan është shembulli më grotesk i drejtësisë selektive që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend.

Ky proces është shndërruar në një karikaturë të një hetimi ligjor, ku të gjithë janë fajtorë, përveç nëse janë nga VMRO-DPMNE.

Kjo situatë e rëndë kërkon aktivizimin e të gjitha mekanizmave për të parandaluar degradimin e plotë të logjikës ligjore, e cila do të ketë pasoja të parikuperueshme për zhvillimin politik të shoqërisë dhe për harmonizimin e saj me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Komisionit Evropian me kërkesën që një ekip ekspertësh të ndjekë nga afër këtë farsë hetimore, ku Qeveria akuzon gjithçka dhe këdo rreth saj vetëm për të mbrojtur ata që ishin përgjegjës për të parandaluar këtë tragjedi.

Vetëm si shembull: në zinxhirin e fajtorëve, çuditërisht, nuk përfshihet edhe Ministri i Punëve të Brendshme, i cili 13 muaj para tragjedisë ishte në dijeni për ekzistencën e një klubi nate ilegal që shkelte të gjitha standardet e mundshme të sigurisë, si dhe Inspektorati Shtetëror dhe Administrata Tatimore, të cilat nuk ndërmorën asnjë masë.

Përkundrazi, pikërisht Ministri përgjegjës del çdo ditë për të na paraqitur të gjithë fajtorët e tjerë, në mënyrë që të lirohet edhe nga përgjegjësia politike morale.

I bëjmë thirrje Komisionit Evropian të dërgojë menjëherë ekspertë ligjorë dhe të përfshihet drejtpërdrejt me një monitorim të përforcuar të këtij rasti; më pas, me ekspertizën dhe gjetjet e saj, do të ndihmojë komisionin parlamentar, i cili duhet të krijohet menjëherë nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut janë rregullat dhe parimet bazë të Bashkimit Evropian, dhe ato duhet të mbrohen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”- thonë nga BDi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu