Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në intervistë në TV Telma, ka njoftuar për rritjen e kapaciteteve të personalit shëndetësor në vendin tonë. Ministri Taravari, ka njoftuar se asnjëherë nuk është i mjaftueshëm personali mjekësor, por që po punojnë në këtë aspekt.

“Gjatë kësaj jave do të hapet konkursi për 300 specializantë të ri dhe do të testohen gjatë javës së ardhshme që bëhet para punësimit. Ne e dimë që na duhen edhe shumë infermierë dhe personal teknikë, ku këtë e diskutojmë pandërprerë për shkak nevojës së madhe. Këtë periudhë do të shohim t’u japim vendime 1.200 punonjësve shëndetësor që vetëm se janë me kontrata në vepër dhe pastaj të kemi hapësirë për personalin mjekësor”, deklaroi Taravari.

////
Taravari: Bashkëpunimi mes partive në VLEN është në nivel

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Telma, ka folur rreth koalicionit VLEN dhe asaj qeverisës. Taravari tha se në çdo Koalicion ka mendime të ndryshme, por që të gjithë janë të angazhuar në mënyrë intensive për të arritur qëllimet politike.
“Në aspekt gjeneral bashkëpunimi mes neve partive në Koalicion VLEN është në rregull gjithashtu edhe bashkëpunimi me kryeministrin është e shkëlqyer dhe nuk ka asnjë problem. Në masë të madhe janë spekulime, por është normale se çdo parti dëshiron të del në zgjedhje lokale më mirë dhe është normale. Nuk kemi ende vendim, dhe nuk mundem unë vet të marr vendim”, tha Taravari.
Sa i përket se çfarë vendimi do të merret më gjashtë prill kur edhe është Kuvendi Gjeneral i ASH-së, Taravari shtoi se dëshiron që me anëtarësinë të diskutoj rreth mundësive më të mira për ASH-në në zgjedhje lokale.
“Unë kam kërkuar që listat për këshilltar komunal të jenë veçmas për secilin parti politike, ndërsa kandidatët për kryetar komune t’i kemi bashkë. Kjo të bëhet për të vetmen arsyeje që të motivohen aktivistët tanë dhe të mos kemi revoltë brenda partive politike”, u shpreh Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu