6 kandidatë për drejtor të AC Milan, mes tyre shqiptari i njohur

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndërsa Fabio Paratici mbetet favoriti kryesor, Milani ka ende gjashtë kandidatë në garë për rolin e ri të drejtorit sportiv.

Një vendim përfundimtar nuk pritet deri muajin e ardhshëm, megjithatë, klubi nuk mund ta vonojë shumë këtë proces, pasi drejtori i ri duhet të nisë menjëherë planifikimin e strategjisë së merkatos për verën.

Ish-drejtori i Juventusit dhe Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, është kandidati më i mundshëm për këtë rol, veçanërisht pas një takimi të gjatë me drejtorin Giorgio Furlani.

Një tjetër opsion i fortë është ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa edhe drejtori i Atalantës, Tony D’Amico, është përmendur disa herë si kandidat potencial.

Kandidatët e tjerë për postin e drejtorit sportiv të Milanit

Sipas La Gazzetta dello Sport, lista përfshin edhe tre emra të tjerë, të cilët kanë më pak përvojë në Serie A, por mbeten në garë.

Thiago Scuro – Aktualisht drejtor i përgjithshëm i Monacos, braziliani është një opsion surprizë.

Markus Krösche – Drejtori i merkatos së Eintracht Frankfurt, i cili së fundmi bëri bujë duke shitur Omar Marmoush te Manchester City për 75 milionë euro, vetëm 18 muaj pasi e kishte marrë me parametër zero.

Kim Falkenberg – Emri më befasues në listë, vetëm 36 vjeç, ai ka kaluar me shpejtësi nga lojtar në drejtor sportiv te Bayer Leverkusen. Ai u promovua kohët e fundit nga roli i shefit të skautizmit në drejtor sportiv.

Me këtë listë të gjerë kandidatësh, Milani pritet të marrë një vendim të rëndësishëm në javët e ardhshme për të përcaktuar drejtimin e klubit në merkaton e verës. /GazetaExpress/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu