BDI: Kush e lejoi që klubi në Koçan të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë

BDI sot ka akuzuar pushtetin se po keqpërdor tragjedinë e Koçanit për të bërë përndjekje politike.

“Çdo ditë po rritet numri i ekspertëve, profesionistëve dhe qytetarëve që e shohin dhe e thonë qartë se çfarë po ndodh: kjo është ndjekje politike, jo hetim.

Në vend që të përballet me pyetjen se si objekti ka funksionuar për një vit të tërë me licencë të falsifikuar, i mbushur me të mitur, me piroteknikë dhe pa leje, pushteti arreston një ish-ministër, i cili nuk ka pasur kompetenca prej kohësh vetëm sepse nuk është “i tyre”.

Në një shtet ku e gjithë shoqëria është në zi, Kryeministri në skenë publike demonstron kërcënime vulgare, tërheqje për veshi dhe urdhëron arrestime para kamerave.

Jo për të sjellë drejtësi por për të fshehur të vërtetën. Jo për të ndihmuar hetimin mbi atë që ka lejuar këtë situatë, por për ta udhëhequr atë personalisht sipas linjës politike.

Dhe gjithnjë e më qartë bëhet se nën sipërfaqe të gjitha institucionet kanë heshtur për një vit të tërë, edhe pse e dinin çfarë po ndodhte.

Klubi ka qenë sinonim i një “hapësire të mbrojtur” për elitën politike dhe të biznesit lokal.

Kryetarë komunash, inspektorë, komandantë dhe deputetë – të gjithë kanë qenë aty. Të gjithë e dinin”, akuzojnë nga BDI.

Nga atje thonë se opinioni ka të drejtë ta dijë se kush e lejoi që klubi të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë në çdo aspekt: me llogari të bllokuar, pa lëshuar kupona fiskalë, i mbyllur apo jo nga Administrata Tatimore ende nuk është e qartë, gjithsesi pa asnjë leje të ligjshme, madje edhe me një licencë të skaduar dhe të falsifikuar.

Nga atje shtojnë se do të bashkëpunojmë me çdo hetim objektiv dhe të pavarur, por nuk do të ndalemi së kërkuari përgjigje të qarta për pyetjet e dukshme dhe nuk do të heshtim përballë ndjekjes politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu