Marsh protestues në Shkup, regjim i posaçëm i komunkacionit nga ora 19:00

SPB Shkupi njofton qytetarët se sot (24.03.2025) duke filluar nga ora 19:00 për shkak të mbajtjes së marshit protestues, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Marshi protestues do të fillojë nga sheshi “Maqedonia”, ndërsa në ora 19:30 do të vazhdojë drejt Kuvendit të RMV-së në rrugën “11 Tetori”, më pas në rrugën “Filipi i Dytë”, nga rruga “Goce Dellçev” deri para Qeverisë së RMV-së në “Ilinden”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë.

Prej se ka ndodhur zjarri në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, ku jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit, qytetarët në disa qytete të vendit kanë protestuar për disa ditë me radhë. Solidarizim kanë shprehur qytetarët e Kumanovës, Gostivarit, Shkupit, Strugës dhe vetë Koçanit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu