Dy të vdekur në Volkovë të Shkupit, një i mitur i plagosur rëndë

Dy persona kanë humbur jetën dhe një i mitur është plagosur në një incident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. I mituri i plagosur është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Nga MPB kanë konfirmuar se rasti është raportuar në orën 09:00 dhe se viktimat janë shtetasit me inicialet R.C dhe M.N, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vend. Si autor i mundshëm tregohet shtetasi me inicialet M.N.

“Sot (24.03.2025) rreth orës 09.00 në RSSH Shkup është raportuar se në fshatin Volkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën janë lënduar disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. Nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. I lënduar ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, theksoi MPB.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu