Në rrjetet sociale janë shpërndarë informacione të pakonfirmuara duke pasur si protagonist Arben Taravarin, ministrin aktual të shëndetësisë dhe njëherit kreu i njërit nga krahët e ASH-së.
Gazetari kontrovers maqedonas, Zoran Bozhinovski ka shpërndarë një postim me spekulimet se Taravari më 2 prill do të dorëhiqet nga posti i ministrit dhe do të braktisë koalicionin VLEN.
Ndërsa, vetëm pak ditë më pas janë shpërndarë informacione të pakonfirmuara për gjoja një takim të zhvilluar mes Taravarit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe se plasimi i një informacioni të tillë të pakonfirmuar nga dyja grupimet partiake është shpërndarë në rrjetet sociale ditë më parë nga Bujar Bajrami, sekretari organizativ i ASh-së së krahut të Ziadin Selës.
Nga dyja kampet politike deri tani nuk ka pasur asnjë komentim të këtyre zërave që janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2169289553525339&set=a.106046546516327&type=3&ref=embed_post