Pas spekulimeve se Arben Taravari mund të largohet nga qeveria, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit Orhan Ibrahimi, i cili ka ironizuar me ish kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, një nga zërat më kritikë ndaj BDI-së së Ali Ahmetit.
Në një status në rrjetet sociale, Ibrahimi ka lënë të kuptohet se politikanët që dikur akuzonin ashpër BDI-në, tani po shfaqin një tjetër qëndrim, duke nënkuptuar një lloj amnistie politike për ta.
Statusi i plotë i Orhan Ibrahimit:
“Të korruptuar, hajna, lotarija, soravija, degjenerik politikë, skenaristë të montimeve politike, vrasës, kriminel…?!
Tap karrika dridhet, e brenda ditës i amnestojnë, i falin dhe na shndërrohen në vëllezër, shqiptarë, i mençur, plak dhe vizionar, komandant…?!”
Ky reagim vjen në një moment kur qeveria VLEN po përballet me tensione të brendshme dhe spekulime për ndryshime të mundshme në kabinet. A është ky një sinjal për një përçarje më të madhe brenda koalicionit apo thjesht një ironi politike e radhës? Ditët në vijim pritet të sjellin më shumë qartësi mbi këtë çështje.