Takimi mes nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, ka ngritur dyshime të mëdha mbi drejtësinë për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë. Filipçe, atëherë ministër i Shëndetësisë, ishte përgjegjës për ndërtimin e spitaleve modulare, por deri më tani nuk është mbajtur përgjegjës.
A po bëhet një pazar politik për ta shpëtuar atë dhe për të fajësuar shqiptarët? Nëse drejtësia vazhdon të veprojë në mënyrë selektive, atëherë ky do të jetë një tjetër dështim i madh i sistemit të korruptuar gjyqësor në vend.