Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi vendimin e Pentagonit për të zhvilluar avionin e ri luftarak të gjeneratës së ardhshme, i cili do të quhet F-47. Njoftimi u bë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth. “Në drejtimin tim, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po ecin përpara me avionin e parë luftarak të gjeneratës së gjashtë në botë. Gjeneratën e gjashtë, asgjë nuk krahasohet me të dhe do të quhet F-47”-tha Trump.
I cilësuar si “pedofil prej dekadash”, ish-kirurgu pranon se ka akuzuar seksualisht me qindra pacientë të mitur!
Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se një prototip eksperimental i F-47 ka qenë tashmë në fluturime testuese për gati pesë vjet. “Është diçka që askush nuk e ka parë më parë”-theksoi ai, duke shtuar se programi i zhvillimit të avionit ka qenë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë. Zhvillimi i avionit luftarak të ri do t’i caktohet Boeing-ut pas një procesi konkurrimi “rigoroz” midis kompanive kryesore të hapësirës ajrore amerikane.
Kontrata për fazën e zhvillimit inxhinierik dhe industrial tejkalon 20 miliardë dollarë. Kontraktori pritet të marrë qindra, mijëra porosi gjatë dekadave të ardhshme. “Pas një konkurrence rigoroze dhe të plotë midis kompanive kryesore amerikane të hapësirës ajrore, Forcat Ajrore do t’i japin kontratën për gjeneratën e ardhshme të epërsisë ajrore Boeing-ut”-tha Trump.