Kompania kineze e prodhimit të automjeteve BYD paraqiti të hënën një bateri të re me ngarkim të shpejtë, e aftë për të arritur një shpejtësi maksimale ngarkimi 2 kilometra për sekondë, që mund të sigurojë një distancë udhëtimi të automjetit deri në 407 kilometra pas një ngarkimi pesëminutësh të baterisë.
Pavijoni i BYD në një ekspozitë ndërkombëtare të baterisë, COEX, Seul, Kore e Jugut, mars 2025/VCG
Bateria ka një fuqi maksimale ngarkimi 1 megavat, mbështet një tension maksimal ngarkimi 1 kilovolt, një rrymë maksimale prej 1000 amperësh dhe një shpejtësi maksimale ngarkimi 10 C, u shpreh kryetari i grupit BYD, Wang Chuanfu.
Sipas tij, arritja e një kohe ngarkimi të krahasueshme me atë të furnizimit me karburant të automjeteve tradicionale – një koncept që ai e përshkroi si “barazi naftë-elektrike” – është çelësi për të përballuar shqetësimet e ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike.
Një makinë e tipit Atto 2 të BYD në një dyqan të Milanos, Itali, mars 2025/VCG
BYD njoftoi gjithashtu planet për të ndërtuar mbi 4 000 stacione ngarkimi të shpejtë në tërë Kinën.