Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kjo deklaratë e nënshkruar ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha se ky memorandum nuk është kërcënim ndaj askujt, por mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë, sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është një deklaratë që hap rrugë për shumë më shumë bashkëpunim në mes të vendeve tona. Synimi i këtij bashkëpunimi nuk do të jetë kërcënimi ndaj askujt por mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe sigurinë e vendeve tona, që tri vendet tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta janë të bashkuara për tu përballur me çdo rrezik që synon destabilizimin e rajonit”, tha Maqedonci. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu