Një anëtar i xhandarmërisë serbe nokautoi një polic me rroba civile, Vuçiç pretendon se fajin e kanë studentët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shprehu zemërimin e tij në Instagram pasi studentët bllokuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd, duke shkaktuar një përplasje mes policisë dhe studentëve.

Rreth një orë e gjysmë pas incidentit, Vuçiq arriti të fotografohej me një polic, për të cilin pretendon se ishte lënduar nga studentët, dhe e publikoi fotografinë në profilin e tij në Instagram. Personi, për të cilin presidenti serb thotë se është polic dhe ka marrë një “goditje me grusht” nga studentët duke pësuar “lëndime të tmerrshme”, shihet me një mavijosje në sy, ndërsa Vuçiq pozohet në fotografi me një shprehje të zemëruar në fytyrë. Ai i quajti studentët “plenium bolshevikë” dhe paralajmëroi se do të mbajnë përgjegjësi për lëndimin e policit.

“Lazar Baçiç, polic, u sulmua nga anëtarët e Plenumit Bolshevik përpara ndërtesës së RTS-së. Ai ka pësuar lëndime serioze fizike. Frikësuese. E goditën me një boks hekuri. Dhunuesit mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt dhune që kanë kryer. Kaq për demonstruesit paqësorë. Serbia normale do të fitojë, Serbia demokratike do të fitojë,” shkroi Vuçiq.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se Baçiç u godit nga një pjesëtar i xhandarmërisë serbe.

Sipas videove të shpërndara, shihet qartë se një pjesëtar i forcave speciale policore, i veshur me pajisje të plota, godet një burrë me rroba civile, i cili më pas humb ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë. Duke u bazuar në veshjen e personit të goditur, si dhe në pamje dhe fotografi të tjera, mund të konkludohet se bëhet fjalë për policin e lënduar, Lazar Baçiç.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu