BDI: Çairi, një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët! Qytetarët po e kërkojnë kryetarin te “njerëzit e humbur”

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, komuna e Çairit është shndërruar në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët, që siç thotë, qytetarët marrin kërcënime të drejtpërdrejta për jetën nga kaosi urban, përcjell Tv21. BDI tha se, kjo situatë në Çair është si rezultat i neglizhencës së kryetarit të komunës, që siç thotë, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje.

“Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, i cili, në vend që të kujdeset për sigurinë e banorëve, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje. Qytetarët tashmë po e kërkojnë atë tek “njerëzit e humbur”, sepse ai dhe klika që e kontrollon atë, kanë shndërruar Çairin në një komunë të pamenaxhueshme, përmes korrupsionit masiv dhe shpërfilljes totale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve”, thotë BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu