Iljas: Dërgova letër deri te Gashi, ku e informova se nuk pranoj të kryesoj me Komisionin për Politikë Sociale, është bërë padrejtësi ndaj Dautit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e emëroi deputetin e “Frontit Evropian” Bejxhan Iljas në krye të Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pasi ky komision mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit. Emërimi i Iljasit ishte tentimi i parë i Gashit për zhbllokimin e këtij komisioni, por përfundoi pa sukses, pasi deputeti e njoftoi se nuk është në mundësi të merr pjesë sot, pas çka seanca e sotme u anulua.

Iljas në deklaratë për MIA-n thotë se sot i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit një letër të nënshkruar, ku e njofton kryeparlamentarin Gashi se nuk pranon të kryesojë këtë komision, veçanërisht jo me pikë në rend të ditës, ku do të jetë Propozim-ligji për “branitellat”.

“Unë dhe ‘Fronti Europian’ besojmë se i është bërë padrejtësi e madhe koleges sonë, e cila ishte kryetare e Komisionit. Partitë duhet të ulen, të kompletohet Komisioni dhe të debatojnë për ligjet”, thotë Iljas.

Gashi në deklaratë për televizionin “Kanal 5” paralajmëroi se do të emërojë kryesues nga një grup tjetër parlamentar. Ai konfirmon se do të ndërmarrë një hap të tillë, për të cilin thotë se është çështje e Rregullores, pasi në këtë Komision nuk ka anëtarë tjerë nga radhët e ‘Frontit Evropian’. Si opsion janë tre deputetë të LSDM-së dhe “Së Majtës” opozitare, ndërsa tetë të mbetur janë nga koalicioni qeveritar, por nuk zbulon se kë do të emërojë tani për tani.

Kryetari i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Koalicionit “Vlen” dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për Ligjin për “branitellat”, tha se duhet të ketë zgjidhje që nuk do të krijojë tensione në vend.

“Bëhet fjalë për ligj, që deri tani është miratuar dhe ndryshuar tre herë. Ne po tentojmë të gjejmë një zgjidhje të arsyeshme për këtë dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë gjë për ‘branitellat’, duhet të ketë një marrëdhënie të përshtatshme për palën tjetër, e cila ishte pjesë e konfliktit në vitin 2001. Prandaj nuk duam zgjidhje, të cilat krijojnë tensione në vend në situata të tilla. Mendoj se ajo që është dhënë si zgjidhje ligjore deri tani për ‘branitellat’ i plotëson nevojat e tyre dhe çdo gjë tjetër duhet të merret parasysh nga të dyja palët, sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit, të dyja palët janë pranuar si palë në konflikt dhe duhet të ketë zgjidhje edhe për palën tjetër”, tha Kasami.

Problemi në Komisionin për Politikë Sociale filloi në nëntor të vitit të kaluar, pasi deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti nuk pranoi të vendos në rend dite Propozim ligjin për ‘branitellat’. Kuvendi, në seancën plenare të 10 janarit, me mbështetjen e 61 deputetëve dhe 22 “kundër”, ka votuar interpelancën e kryetares së Komisionit Parlamentar për Punë, Politikë Sociale dhe Rini, Ilire Dauti. Interpelanca për Dautin në nëntor është parashtruar nga grupi parlamentar “E Majta”, pasi Dauti, siç u theksua në seancën plenare, me “sjelljen e saj të pamatur, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme” ka penguar Ligjin për “branitellat”, të parashtruar nga LSDM-ja, duke mos e vendosur në rendin e ditës së Komisionit, me të cilin kryeson. Një javë më vonë, Dauti dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu