Gjykata amerikane e dënon me 24 miliardë dollarë Kinën pasi kishte fshehur informacionet për COVID-19

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse. Ai miratoi një vendim gjyqësor me vlerë mbi 24 miliardë dollarë, që zyrtarët e Missourit u zotuan ta zbatojnë duke sekuestruar asetet kineze.

Padia, e ngritur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Missourit në muajin prill të vitit 2020, gjatë muajve të parë të pandemisë, akuzonte qeverinë kineze se kishte mbajtur të fshehta informacionet mbi ekzistencën dhe përhapjen e virusit dhe se më pas kishte ndërprerë furnizimin me pajisje mbrojtëse personale (P.P.E.) për pjesën tjetër të botës. Zyrtarët kinezë deklaruan të premten se nuk e pranojnë vendimin e gjykatësit, shkruan newyorktimes.

Në vendimin e tij, gjykatësi Stephen N. Limbaugh Jr. shkroi se “Kina po e mashtronte botën në lidhje me rreziqet dhe përhapjen e pandemisë COVID-19” dhe se ishte “angazhuar në veprime monopolistike për të grumbulluar pajisjet mbrojtëse”. Sipas tij, këto veprime penguan reagimin e hershëm ndaj pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe e bënë të pamundur sigurimin e mjaftueshëm të pajisjeve për personelin mjekësor që luftonte kundër virusit.

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Lexo po ashtu
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Gjykatësi Limbaugh, nga Gjykata e Qarkut Lindor të Missourit, vendosi dënimin kundër Kinës, Partisë Komuniste që qeverisë vendin, qeverive lokale në Kinë, si dhe një agjencie shëndetësore dhe një laboratori në këtë shtet.

Gjykatësi Limbaugh tha se avokatët e Missourit dëshmuan se Kina e dinte që virusi po përhapej – dhe se po përhapej nga personi në person – shumë përpara se ta ndante këtë informacion me botën. Ai gjithashtu tha se Missouri vërtetoi se Kina ndërmori hapa për të shtetëzuar fabrikat amerikane në Kinë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse, gjë që kufizoi furnizimin për eksport dhe rriti çmimet në vende si Missouri. Gjykatësi vuri në dukje se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Missouri në vitet 2020 dhe 2021.

Nuk është ende e qartë se si dhe kur zyrtarët e Missourit mund të veprojnë për të sekuestruar asetet kineze, përfshirë tokën, ashtu siç janë zotuar të bëjnë.

Qeveritë e huaja mund të paditen në gjykatat amerikane, megjithëse rregullat për procedimin e këtyre padive janë të kufizuara nga Akti i Imunitetit të Shteteve të Huaja.

Çështje të ngjashme janë shqyrtuar më parë në gjykatat amerikane. Në vitin 2007, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara lejoi të vazhdonte një padi të ngritur nga qyteti i New Yorkut kundër Indisë dhe Mongolisë, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre për imunitet sipas ligjit të sovranitetit të huaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu