Lloga: Ajo që ka ndodhur sot është një masaker dhe një denigërim total i shqiptarëve në ushtri

Pas deshqiptarizimit të Agjencisë për Zbulim – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë –, pas deshqiptarizimit të Agjensisë të Sigurisë Kombëtare – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë –, dhe pas deshqiptarizimit të Shërbimit Ushtarak të Zbulimit dhe Sigurisë – ku tashmë as Drejtori ose ndonjë nga tre ndihmësit nuk është shqiptar –, si dhe pasi shmangu rradhën për emërim të një gjenerali shqiptar në krye të ARM-së, sot Presidentja – që s’VLEN – dha goditjen e rëndë shqiptareve në Armatën e Amaqedonisë, duke iu degaduar ato.

Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndrohet, degradohet dhe denigrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.

Katër pozita janë realisht të rëndësishme në ushtri:
• Shefi i Shtatmadhorisë,
• Komandanti i Komandës së Operacioneve,
• Komandanti i Brigadës së Parë,
• Dhe Drejtori i Shtatmadhorisë.

Për të mbuluar këtë masaker, vendosën Lulzim Nuredinin, gjeneral, në pozitën e Komandantit të Komandës për Trajnim dhe Doktrinë (një pozitë jo të rëndësishme).

Ajo që ka ndodhur sot është një masaker dhe një denigërim total i shqiptarëve në ushtri.

#vasalitetiNUKvlen #vlenushka

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu