Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se refuzimi i kryeministrit Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale dërgon mesazh të gabuar për qytetarët dhe një sfidë ndaj institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, veprimi i kryeministrit minon besimin në barazinë para ligjit dhe tregon një konfrontim politik me prokurorinë.
“Unë e shoh dështim të prokurorisë. Prokuroria ka përgjegjës sepse nuk ka arrit dëshmitarin A.K., me çu me dëshmu për një rast të rëndësishëm, siç është rasti rreth dyshimeve për keqpërdorimit me rezervat shtetërore. E dyta, mesazhi që e dërgon dëshmitari Kurti në këtë rast është mesazh i gabuar për qytetarët e zakonshëm. Për shkak se me këtë logjikë asnjeri prej nesh nuk shkonte dëshmojë në rastet e tjera. Por, ky e ka këtë privilegj sepse e ka luftën politike me prokurorinë dhe nuk dëshiron me shku.” – tha ai në “Debat Plus”.
Ai shtoi se kjo situatë mund të kthehet në një betejë të Kurtit me shtetin, e cila, sipas tij, nuk do të përfundojë në favor të kryeministrit.
“Kjo sipas meje është një betejë me shtetin që zoti Kurti nuk do ta fitojë. Nuk do ta fitojë. Ky veprim i Albin Kurtit, i kryeministrit Kurti, është promovim i pabarazisë të qytetarëve të Kosovës para ligjit. Ky është mesazhi më i keq që mund tu dërgohet qytetarëve. Një kryeministër i përgjegjshëm dëshmon…” – shtoi ai.