Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, po merr pjesë në samitin e përbashkët me qeverinë hungareze më 3 dhe 4 mars 2025 në Hungari.  Në agjendë janë paraparë takime dypalëshe mes ministrave përkatës të të dy qeverive, si dhe një seancë e përbashkët qeveritare.
Por ajo që bie në sy në takimin e dy qeverive është se asnjë ministër dhe asnjë zëvendësministër shqiptar nuk ka marrë pjesë në këtë takim.