Fondacioni Behgjet Pacolli vazhdon traditën e shtrimit të iftareve për muajin e shenjtë të Ramazanit

Behgjet Pacolli ka informuar se Fondacioni i tij do të vazhdojë me shtrimin e iftareve për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Pacolli këtë informacion e ka publikuar në Facebook, teksa ka ndarë dhe detajet për pjesëmarrje për gjithë besimtarët agjërues.
Të nderuar miq,
Kur jemi në pritje të iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me shumë gëzim, ju njoftojë se Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në këtë muaj të shenjtë.
Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.
Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu