Mexhiti: Krijuam sistem për shfrytëzimin e përvojave botërore në trajtimin e kancerit!

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti, ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, profesor Svetozar Antoviq dhe profesor Vesna Veliq Stefanovska, udhëheqëse e Institutit të Epidemiologjisë, me rastin e themelimit të parë të platformës elektronike kombëtare për botimin e studimeve shkencore epidemiologjike për situatën me sëmundjet malinje në vend.

“Për herë të parë po krijojmë platformë elektronike kombëtare për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike mbi kancerin e prostatës, kancerin e mitrës, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit dhe kancerin e mëlçisë. Gjatë krijimit të metodologjisë së punës janë shfrytëzuar përvojat e vendeve anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato tregojnë ndryshimin mesatar vjetor në përqindje të secilës nga pesë sëmundjet malinje për periudhën 2014-2022, sipas gjinisë, moshës dhe komunave”, thotë Mexhiti.

I gjithë kërkimi do të vendoset në një platformë elektronike të hapur për të gjitha profilet e profesionistëve shëndetësorë, si dhe studentë, master dhe doktorantë të Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë. Platforma do të jetë e hapur edhe për shoqatat e pacientëve me sëmundje malinje dhe për të gjithë personat dhe institucionet e tjera të interesuara.

Realizimi i kësaj nisme është me interes kombëtar dhe do të mundësojë lidhjen me të gjitha bazat e të dhënave përkatëse botërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu