BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me ndaj vendimit të kushtetueses për iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së RMV-së, me të cilin Medreseja “Isa Beu” në Shkup themelohet si shkollë e mesme.

Nga atje nënvizojmë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend.

“Mbetemi, skajshmërisht të habitur me faktin se si Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë një “akt pëlqimi” kur mirëfilli dihet se e njëjta shqyrton iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji dhe dispozitave të përgjithshme juridike. Është për tu habitur se si shumica e gjyqtarëve kushtetues i vë mision vetes që të mbrojë sekularizmin ndërsa sekularizmi nuk përmendet askund në Kushtetutën e RMV-së?!

Plot 15 vite Bashkësia Fetare Islame ka bërë shumë përpjekjepër të akredituar Medresenë, përpjekje kjo që u kurorëzua me themelim. Në këtë vend, nënvizojmë që Medreseja është themeluar me Aktin për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” nga Bashkësia Fetare Islame në RMV nr. 02-268, të datës 09.05.2024, kurse themelimi është miratuar me Vendim përdhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” nr. 41-3741/2 të datës 26.03.2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të verifikuar me Vendim për verifikimin e kushteve për zbatimin e plan programeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Vendimin nr. 13-3722/3 të datës 09.04.2024”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Nga atje thonë se Plan programet e Medresesë morën dritë jeshile nga Byroja për arsim, kurse kuadri mësimor dhe ai profesional kaloi filtrin e Inspektoratit Shtetërorpër Arsim gjë që rezultoi në marrjen e mendimit të tretë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Vendimit nga Qeveria e RMV-së për akreditimin e Medresesë Isa Beu.

“Deklaratat e autoriteteve aktuale të Ministrisë si ajo e Zv. Ministrit për arsim të Qeverisë mbi statusin e akreditimit të Medresesë, fatkeqësisht u vunë në sprovë nga iniciativa e qytetarit Slavko Nikolov për të vlerësuar kushtetueshmërinë Vendimit ë Qeverisë”, thuhet në reagim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu