Goditje ndaj Maduros: Trumpi e ndalon eksportimin e naftës së Venezuelës në ShBA

Një leje e lëshuar nga Qeveria e ShBA-së, me të cilën gjigantit energjetik “Chevron Corp.” i lejohej nxjerrja dhe eksportimi i naftës venezuelase, do të marrë fund këtë javë, njoftoi të mërkurën presidenti amerikan, Donald Trump, duke e përfunduar atë që ishte bërë linjë jete financiare për shtetin e Amerikës së Jugut.

Në njoftimin e Trumpit në rrjetin “Truth Social”, Qeveria e presidentit Nicolas Maduro akuzohet për mospërmbushjen e kushteve demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar si dhe për moslëvizje me shpejtësi të mjaftueshme për kthimin e imigrantëve venezuelas që janë caktuar për dëbim, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në shkrimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend në mënyrë të saktësuar kompania “Chevron” e as leja për të, e njohur si licencë e përgjithshme, me të cilën kompania përjashtohet nga sanksionet ekonomike dhe i lejohet eksportimi dhe shitja e naftës venezuelase në ShBA. Megjithatë, kjo është leja e vetme e lidhur me Venezuelën, të dhënat e të cilës përputhen me informatat që Trumpi i përmendi në shkrimin e tij.

Administrata e kaluar e ish-presidentit Joe Biden e kishte lëshuar këtë leje më 2022, pasi Maduroja ishte pajtuar që të punonte me opozitën politike të Venezuelës për zgjedhje demokratike. Sidoqoftë, zgjedhjet e korrikut nuk ishin as të lira, as të drejta dhe Maduro muajin e kaluar u betua në mandatin e tretë 6-vjeçar pavarësisht nga provat e besueshme se kundërshtari i tij kishte marrë më shumë vota.

Qeveria e Bidenit me muaj pasta u kishte rezistuar thirrjeve nga opozita e Venezuelës e figura të tjera që ta shfuqizonte lejen, qëllimi i së cilës fillimisht, sipas ShBA-së, ishte që “ta mbështeste rivendosjen e demokracisë”. Opozita ka vlerësuar se Qeveria e Maduros ka pranuar rreth 4 miliardë dollarë përmes kësaj leje, e cila pritej të përtërihej të shtunën.

Venezuela shtrihet mbi rezervat më të mëdha të vërtetuara të naftës në botë dhe dikur i shfrytëzonte ato për ta fuqizuar ekonominë më të fortë të Amerikës Latine. Megjithatë, korrupsioni, keqmenaxhimi dhe më pas sanksionet ekonomike nga ShBA-ja e shkaktuan rënien e vazhdueshme të prodhimit.

Më shumë se 7,7 milionë banorë të Venezuelës janë larguar nga atdheu nga viti 2013, kur Maduroja u bë president. Shumica janë vendosur në Amerikën Latine dhe në Karaibe, por pas pandemisë, ata gjithnjë më shumë e kanë synuar edhe shkuarjen në ShBA./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu