LSDM: Rritja me 40% e faturave të rrymës është goditje e rëndë për qytetarët

Bogdanga Kuzeska nga LSDM ka thënë se standardi i jetesës së qytetarëve është një temë për të cilën qeveria duhet të flasë. Ajo tha se faturat e rrymës janë rritur me 30 e ndonjëherë edhe 40%, çmimet në supermarkete janë shumë të larta dhe paga minimale nuk është rritur.

“LSDM propozoi masa ekonomike për të ndihmuar qytetarët, por qeveria nuk i pranoi. Rritja me 40% e energjisë elektrike është një goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve, të cilët tashmë mezi po ia dalin mbanë për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.

LSDM ka bërë disa propozime ekonomike, si uljen e TVSH-së në rrymë dhe ushqime, por qeveria nuk i ka pranuar. Paga minimale nuk është rritur dhe as nuk planifikojnë ta rrisin. Epo, në kohën kur LSDM ishte në pushtet, ne ndërmorëm hapa që u treguan mbështetës për qytetarët”.

“Në 7 vite pagat u rritën 4 herë, kurse rryma u subvencionua 80%. Kjo tani është shfuqizuar. Qeveria as që po mendon të rrisë pagën minimale.

OBRM-PDUKM nuk ka më asnjë bisedë me punëtorët, nuk ka dialog social, ka humbur çdo komunikim me qytetarët, me përfaqësuesit e target grupeve që kërkojnë paga më të larta. Dhe, nga ana tjetër, po rrisin çmimet, që është një goditje e rëndë për qytetarët në këtë krizë. Qeveria le të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë me standardin e jetesës së qytetarëve që mezi ia dalin mbanë”, tha Kuzeska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu