Friedrich Merz / Kancelar i ardhshëm gjerman: Shumë faleminderit, i dashur Emmanuel Macron, për miqësinë dhe besimin tuaj në marrëdhëniet gjermano-franceze. Bashkë mund të arrijmë shumë për Evropën

Kur një foto thotë më shumë se një mijë fjalë – Para kapitullit të ri në marrëdhëniet gjermano-franceze!
Friedrich Merz ende nuk është kancelar gjerman, por që tani ai po kërkon të rigjallërojë motorin gjermano-francez. Menjëherë pas fitores në zgjedhje, kreu i CDU, vizitoi presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris të mërkurën në mbrëmje. Takimi zgjati disa orë. Nga CDU u theksua atmosfera veçanërisht miqësore. Merz u shpreh optimist për zhvillimet e ardhshme në Europë. Merz e njeh mirë frëngjishten dhe në kohën si deputet Parlamentin Europian ai e ka vlerësuar marrëdhënien e mirë gjermano-franceze.
Pas takimit ai shkroi në twitter: Shumë faleminderit, i dashur EmmanuelMacron, për miqësinë dhe besimin tuaj në marrëdhëniet franko-gjermaneSë bashku vendet tona mund të arrijnë gjëra të mëdha për Evropën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu