“Burger King” kishte paraqitur një kundërshtim në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale për ngjashmërinë në mes të emrave të firmave
“Burek King” është një biznes me 35 punonjës. Ai po lulëzon, falë byrekut, specialitetit aq të kërkuar, të cilin Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani e njohin që kur ishin fëmijë. Dy shqiptarët nga Maqedonia nuk kishin besuar se do të kishin këtë sukses, në kohën kur kishin themeluar firmën Burek King gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch. Restoranti në Wöschnau (Solothurn), që është qendra e biznesit, pasi firma ka tashmë ehde 5 filiale të tjera, nuk ka asnjë vend të lirë. Prandaj, Fatmiri thotë se “ndihet si në një ëndërr të bukur”.