Sot në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20 mijë e 324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15mijë e 352 votues.
Drejtori ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se edhe pas numërimit të këtyre votave nuk pritet ndonjë ndryshim i theksuar nga rezultati i tanishëm.Jashari tha se diferenca në perqindje mes partive politike në Kosove do të reflektohet edhe ne votat e diasporës me një mbeshtetje pak më të thesuar për LVV-në.
Diferenca në rezultatin final sipas Jasharit nuk mund të jetë më shumë se një deputet.“Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike tregon qe KQZ-ja ndonëse me vonesë, ngadalë po shkon drejt përmbylljes së ketij procesi të rëndesishëm. Nese i referohemi numrit të votave nga diaspora qoftë atyre që kanë votuar në perfaqësi diplomatike apo votave me postë mund të themi se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar nga rezultati i i tanishëm në kuptim të perqindjes pasi është numër jo i madh i votuesve dhe partitë politike kanë performuar mirë me aktivitete gjatë fushatës edhe në diasporë”
“Diferenca në perqindje mes partive politike në Kosovë besoj që do të reflektoj edhe ne votat e diasporës me një mbeshtetje pak më të thesuar për LVV-në, por që në rezultatin final besoj se nuk mund të ndikoj më shume se një deputet diferencë nga rezultati i tanishëm” deklaroi Jashari në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar sot në mbledhjen e Qeverisë se presin rezultatet përfundimtare të numërimit të votave që të fillojnë me formimin e institucioneve të reja si fitues të zgjedhjeve.
“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës dhe sipas njoftimit të KQZ-së, më së largu deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë.Deri atëherë pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm, ndërkaq të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim në përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votueseve për të përmbyllur këtë proces zgjedhor me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë raporton “Gazeta Blic”.